Nuk mundi të mbijetojë; Covid-19 i merr jetën stilistit të njohur!

Mediale Vip

Nuk mundi të mbijetojë; Covid-19 i merr jetën stilistit të njohur!

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:11
Kenzo Tokada

Bota e modës pësoi një humbje të madhe këtë të diel teksa krijuesi i shtëpisë japoneze të modës, Kenzo Tokada u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Stilisti i famshëm japonez u infektua me koronavirus pak ditë më parë dhe fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë komplikacioneve të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës.

Kenzo do të mbahet mend për printet shumëngjyrëshe si dhe për aftësinë për të ndërthurur dy apo më shumë kultura në koleksionet e tij. Ka qenë ndër stilistët e parë japonezë që arriti të depërtojë në botën e modës pariziene në vitet 70’.

Thuhet se që në moshë të vogël ai ishte i fiksuar me dizajnin dhe kishte krijuar rroba për kukullat e motrave të tij. Prindërit  nuk dëshironin që ai të bëhej stilist, por ai u transferua në Tokio kundër vullnetit të tyre, ku në ditët e para ai mbajti veten si një piktor dhe shitës tofu.

Në vitin 1965 ai u nis për në Evropë me anije, zbarkoi në Marsejë dhe më pas në Paris. Për pesë vitet e para Takada punoi si një “stilist” i pavarur, duke shitur skica në shtëpitë e modës së lartë, pastaj në 1970 ai hapi butikun e tij të parë, Jungle Jap në Galérie Vivienne për të shitur krijimet e tij direkt.

Hapësira ishte zbukuruar me murale të shkëlqyera në stilin e Henri Rousseau. Bota e modës u befasua menjëherë nga origjinaliteti i dizajnit të saj, nga kombinimi i printeve animale dhe siluetave tradicionale japoneze, me pak fjalë, nga aftësia e saj për të përzier dy kultura të ndryshme, folklorin japonez dhe stilin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat