Ka frikë mos ia marrin vajzat? Fjoralba Ponari flet për të dashurin dhe tregon pse i mbajti të fshehtë identitetin sportistit të xhudos

Mediale Vip

Ka frikë mos ia marrin vajzat? Fjoralba Ponari flet për të dashurin dhe tregon pse i mbajti të fshehtë identitetin sportistit të xhudos

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:42
Fjoralba Ponari dhe i dashuri i saj

Fjoralba Ponari është në një lidhje sportistin e xhudos, Françesko Baholli.

Çifti e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe rrallë publikojnë foto me njëri-tjetrin.

Moderatorja bëri publike lidhjen me sportistin pak kohë më parë, duke publikuar një foto ku i mbulonte imazhin.

Megjithatë brenda pak kohësh ai u identifikua si Françesko Baholli,një djalë simpatik, me pasion të madh për sportin e xhudos, por me profesion inxhinier software.

E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba Ponari tregoi se u përpoq ta mbante të fshehtë identitetin për shkak se i dashuri i saj nuk është personazh publik.

 “Unë me timen i ruajta identitetin. S’ka asgjë, unë e kam ndarë edhe herë tjetër. Se kam mbajtur sekret. Edhe në intervista e kam thënë publikisht,”- u shpreh ajo.

“Ke problem se ta marrin?”– e pyeti moderatorja e emisionit.

“E kam thënë nuk është problemi që ma marrin, por Françesko sepse tani e kanë marrë vesh të gjithë, thjesht nuk është personazh publik. Është natyrë introverse,”- iu përgjigj Fjoralba Ponari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat