Reperja e njohur, Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit tetor, por bashkë me partnerin e saj, Kenneth Petty, vendosën të mos e publikonin emrin dhe portretin e vogëlushit.
Por, ditën e djeshme, ajo ka publikuar për herë të parë një foto të ëmbël të djalit, sipas “Daily Mail”.
Ajo zgjodhi një ditë të veçantë, sepse reperja festoi dje përvjetorin e parë të martesës.
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime”,- shkroi Nicki krahas fotos ku dukej vetëm këmba e djalit të tyre.
Nicki dhe Kenneth u martuan më 21 tetor të vitit 2019, ndërsa në muajin korrik, reperja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.