Kim Kardashian akuzohet sërish se ka gjashtë gishtërinj në fotot nga udhëtimi i ditëlindjes

Mediale Vip

Kim Kardashian akuzohet sërish se ka gjashtë gishtërinj në fotot nga udhëtimi i ditëlindjes

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:03
Kim Kardashian akuzohet sërish se ka gjashtë gishtërinj në fotot nga udhëtimi i ditëlindjes

Kim është sërish pre e akuzave të komentuesve.

Kim Kardashian është akuzuar se ka gjashtë gishtërinj edhe një herë, në fotot nga udhëtimi i saj i diskutueshëm për ditëlindje, shkruan The Sun.

Konspiracioni i çuditshëm që përfshinte yllin e Keeping Up With The Kardashians filloi vitin e kaluar kur fansat besuan se ata panë një gisht më shumë në këmbën e saj të majtë.

Dhe tani, ndjekësit e Kim janë të sigurt se ata kanë pikasur gishtin e gjashtë në një foto nga festa e saj e ditëlindjes së 40-të.

Në një foto, mamaja e katër fëmijëve shihet duke ecur në plazh me shoqen e saj La La Anthony, 39 vjeçe.

Sidoqoftë, fotografia i la fansat të spekulonin për gishtërinjtë e Kim.

Një përdorues në Twitter shkroi “O Zot, ajo ka gjahtë gishtërinj”, kurse një tjetër komentoi “Kim keni 6 gishtërinj apo jo!!!”.

Një komentuese e tretë shtoi: “A jam unë e vetmja që vura re se ajo ka 6 gishtërinj?”.

Ndërsa një tjetër e mbrojti yllin, duke thënë: “Ajo nuk ka 6 gishta të këmbëve … thjesht shikojeni atë. Gishti i saj i këmbës është formuar ndryshe”.

Muajin e kaluar, Kim u detyrua të trajtojë spekulimet mbi këmbët e saj në Instagram pasi fansat pretenduan se ata panë një gisht të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat