Gold AG takohet me Don Xhonin, a do i shohim bashkë në një duet?

Mediale Vip

Gold AG takohet me Don Xhonin, a do i shohim bashkë në një duet?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Gold AG dhe Don Xhoni

Gold AG dhe Don Xhonin kanë bërë fansat kureshtar teksa postuan një fotografi së bashku.

Gold AG pa mëdyshje mund të quhet artisti më aktiv me projekte muzikore gjatë këtij viti.

Ai ka publikuar një sërë projektesh muzikore, të cilat kanë trajtuar tema të ndryshme dhe janë pritur mirë nga publiku.

Së fundi, Goldi është takuar me Don Xhonin, reper ky që ka pak kohë që i është futur muzikës, por menjëherë është shndërruar në një nga artistët më të dëgjuar.

Ky takim i dyshes e ka lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt t’i shohim bashkë në një duet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Kënga e fundit e Gold AG titullohet “Babë e djalë”, që u publikua më 28 Nëntor, ndërsa “Kokaina” është projekti i fundit i Don Xhonit.

Kënga e Don Xhonit brenda dy ditësh nga publikimi ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat