Leonora Jakupi shpenzon shuma të mëdha.
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Leonora Jakupi njihet për shijen e saj të veçantë në veshje.
Ajo herë pas here publikon imazhe ku mund të shihen veshjet e saja të cilat kushtojnë mjaft shumë.
Kështu ka bë së fundmi ku u paraqit me një veshje mjaft serioze por të shtrenjtë.
Faqja “what they wearin” në Instagram ka zbuluar çmimet e bizhuterive me të cilat Leonora u paraqit së fundmi në Instagram.
Ora Leonorës nga marka Rolex i kushtoi ‘vetëm’ 25.400 euro kurse vathët nga Louis Vuitton kishin çmimin ‘modest’ prej 490 euro.