Miss Kosova dhe Shqipëria kërkojnë falje për foton me 3 gishta, tregojnë si u manipuluan nga Miss Serbia

Mediale Vip

Miss Kosova dhe Shqipëria kërkojnë falje për foton me 3 gishta, tregojnë si u manipuluan nga Miss Serbia

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:01
Miss Serbia, Miss Kosova dhe Miss Shqipëria

Miss Internacional Albania dhe Kosova, Frontina Gashi dhe Besa Çitaku, janë sqaruar rreth fotos ku shihen të dyja dhe Miss Serbia Valentina Petrovic duke treguar tre gishta të ngritur lartë.

Të dyja kanë thënë se janë manipuluar nga konkurrentja e Serbisë dhe realisht nuk e kanë ditur se çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave lartë.

“Valentina-miss i Serbisë erdhi tek ne në dhomë duke qarë dhe ishte në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të familjes së saj pasi siç kishte thënë ajo, familja e saj nuk e kishte përkrahur për garën në të cilën ajo po merrte pjesë, kjo për shkak se para fotos me tre gishta lartë, Valentina kishte pozuar duke e bërë shqiponjën dhe si pasojë e kësaj ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga familja, producenti i saj dhe kërcënimet kishin qenë të atilla si : Shko jeto në Kosovë, nuk ki pse me ardhë në Serbi, kemi me ta marrë pasaportë e shumë ofendime të tjera”, tha miss Shqipëria- Gashi.

Image

Gashi tha se qëllimi i tyre ishte për ta ndihmuar konkurrenten e Serbisë për shkak të gjendjes së saj emocionale.

“Më iu thonë të drejtën ne nuk e kemi ditur mirë se çfarë nënkupton kjo. Foto është realizuar pasi ka dalë fotoja duke bërë shqiponjën, dhe kjo foto nuk është bërë më dëshirën tonë, ka qenë thjesht sepse ne kemi ndje dhembshmëri për të, sepse ajo ka qenë e kërcënuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, ne kërkojmë falje por mund të themi se jemi të pafajshme”, shtoi ajo.

Tutje përfaqëueset nga Kosova dhe Shqipëria thanë se pas qarkullimit të fotos nëpër media me tre gishtat lartë, ato kanë pasur konflikt me konkurrenten e Serbisë me ç’rast dhe kanë bllokuar njëra-tjetrën në rrjetin social “Instagram”.

Miss Serbia- Valentina Petrovic me u tërhoq nga gara pas zhurmës së krijuar për foton ku shihej ajo duke e treguar simbolin e shqiponjës dy krenare.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat