“Ma hajr ish kanë me vizitu Preshevën se at që se din prej nga jeni”, Gold AG reagon ndaj vizitës së kryeministrave në Kiev

Mediale Vip

“Ma hajr ish kanë me vizitu Preshevën se at që se din prej nga jeni”, Gold AG reagon ndaj vizitës së kryeministrave në Kiev

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:45
Gold AG reagon ndaj vizitës së kryeministrave në Kiev

Kryeministrat shqiptarë, Edi Rama e Dritan Abazoviq kanë vizituar Ukrainën dy ditë më parë.

Kjo vizitë është bërë me ftesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Pas kësaj vizite, presidenti ukrainas ka publikuar momente nga takimi i tij me kryeministrat shqiptarë, duke thënë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Ndaj vizites ka reaguar edhe këngëtari, Arian Agushi i njohur si Gold Ag.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, ai ka reaguar publikisht për vizitën e kryeministrave shqiptarë duke u shprehur jo mirë pasi është një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Kryeministra t’dashun, ma hajr e ma mar ish kon me vizitu Preshevën se at’që se din prej kahit jeni”, ka qenë shkrimi i këngëtarit i icli më pas ka postuar edhe një imazh nga falja e namazit në gjamin e Preshevës.

Kujtojmë se, kryministri Rama gjatë fjalimit në Kiev e kërkoi njohjen e Kosovës duke treguar se përkundër mosnjohjes, Kosova e ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat