Vajza që vodhi Getoarin kishte hyrë me çelës: Ja kush është ajo!

Mediale Vip

Vajza që vodhi Getoarin kishte hyrë me çelës: Ja kush është ajo!

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:59
Getoar Selimi

17-vjeçarja vodhi një orë me vlerë 35 mijë euro në shtëpinë e reperit.

Sipas raportimeve të reja, asaj nuk i është dashur të përdorë dhunën për të hyrë; ajo ka hyrë bashkë me të ëmën, e cila ishte pastruese në shtëpinë e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës. Ajo ka marrë orën me vlerë 35 mijë euro dhe më pas bashkë me të ëmën është larguar drejt shtëpisë së saj në Kamëz, shkruan anabel. Një 17-vjeçare me inicialet D.K., vodhi një orë me vlerë 35 mijë euro në shtëpinë e Getoar Selimit në Tiranë.

Sipas raportimeve të reja, asaj nuk i është dashur të përdorë dhunën për të hyrë; ajo ka hyrë bashkë me të ëmën, e cila ishte pastruese në shtëpinë e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës. Ajo ka marrë orën me vlerë 35 mijë euro dhe më pas bashkë me të ëmën është larguar drejt shtëpisë së saj në Kamëz.

Më pas, D.K. është takuar me të dashurin e saj, 20-vjeçarin Mërgim Lala, të cilit i ka dhënë orën e vjedhur.  Duke qenë se nuk kishte shenja dhune tek dera, policët kanë dyshuar menjëherë tek pastruesja, e cila e ka ndihmuar policinë për të gjetur autorët. Pas një kontrolli në shtëpinë e të dashurit të vajzës, policia ka gjetur orën. Dy të rinjtë janë arrestuar tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat