Instagram fshin videon e koncertit të Dua Lipas në Tiranë, ja arsyeja

Mediale Vip

Instagram fshin videon e koncertit të Dua Lipas në Tiranë, ja arsyeja

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 10:09
Dua Lipa

Ditën e djeshme Dua Lipa dje ka postuar një video të koncertit të saj në Tiranë por si duket instagrami e ka quajtur atë të vjedhur pasi videoja është fshirë por Dua Lipa e ka ripostuar sërish videon duke shkruar.

“Instagrami ka fshirë videon e këngës sime “Last Dance” për arsye kopjimi, pavarësisht se ajo është kënga ime, kështu që unë e kam ripostuar atë. Fatkeqësisht video nuk ka zë. Koncerti në Tiranë me 30 mijë njerëz. Njerëzit duan të duken si unë. Njerëzit jo të vërtetë, faleminderit!”

Dhe pse Instagrami ja ka fshirë këngëtares me origjinë shqiptare videon ajo e ka ripostuar dhe duket qartë se është irrituar nga kjo.

Mendohet se kjo i ka ndodhur pë r shkak të të profileve fallco të krijuar në emrin e saj si dhe postimin e kësaj videoje më para.

Gjithsesi ajo nuk e ka fshirë videon dhe pse tashmë është pa zë, ne atë e gjejmë në profilin zyrtar Instagram të Dua Lipa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat