Shokon këngëtarja amerikane: Nëse fiton Trump, unë do të largohem nga ky planet

Mediale Vip

Shokon këngëtarja amerikane: Nëse fiton Trump, unë do të largohem nga ky planet

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 10:37
Cher

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Cher, është një nga mbështetëset Hillary Clinton për presidente te SHBA-ve.

Ajo ishte një nga koncertet dedikuar Hillary-t, ku bëri edhe një deklaratë interesante.

70 vjeçarja tha se nëse fiton Trump në këto zgjedhje, ajo do të detyrohet të largohet nga planeti.

Cher gjithashtu tha se e kupton se përkrahësit e Trump janë të shpejtë për të thirrur dhe ofenduar atë, por ajo e kupton varfërinë pasi është rritur si e tillë para se nëna e saj të rimartohej me një djalë të pasur dhe të zhvendosej në Beverly Hills. Cher gjithashtu pranoi se njerëzit e rinj janë ata që i duhen politikës.

“Të rinjtë me ide të freskëta dhe. . . energjia është ajo që ne kemi nevojë. Ne po vyshkemi. Ne jemi duke u venitur”, tha ikona e muzikës botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat