Pas festës me miqtë, këngëtari i muzikës ‘Rap’ gjendet i vdekur

Mediale Vip

Pas festës me miqtë, këngëtari i muzikës ‘Rap’ gjendet i vdekur

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 12:02
Vittorio Bos Andrei

Reperi nga Roma, Vittorio Bos Andrei (foto), i cili mori pjesë në edicionin e kaluar të 'X Factor' në Itali ka ndërruar jetë.

Reperi 22-vjeçar, i njohur me emrin  "Cranio Randagio" u gjet i pajetë në apartamentin e mikut të tij në lagjen “Balduina”, në kryeqytetin italian. 

Ai kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij dhe mëngjesin e së shtunës nuk është zgjuar më.

Shokët e tij lajmëruan ambulancën në përpjekje për ta shpëtuar, por mjeku konstatoi se çdo ndërhyrje ishte e kotë, pasi 22-vjeçari kishte humbur jetën.

Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, por sipas mjekëve dyshohet se i riu ka përzierë alkoolin me drogë, raporton “Corriere della Sera”. Megjithatë pritet rezultati i autopsisë për të konfirmuar, shkakun e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat