Ilda Bejleri: Sa herë dal me dikë, bëhem e dashura e tij…

Mediale Vip

Ilda Bejleri: Sa herë dal me dikë, bëhem e dashura e tij…

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 15:28
Gazetarja e njohur e sportit, Ilda Bejleri

Gazetarja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, e njohur për sensualitetin e saj në ekran, është vënë shpesh në qendër të mediave rozë e portaleve sa herë shihet në shoqërinë e futbollistëve. Vitin e kaluar, kur Ilda realizoi një intervistë me futbollistin shqiptar të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk qenë të paktë zërat se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie. Dhe disa muaj më vonë, u aludua edhe për një flirt të mundshëm të Ildës me Bekim Balajn, pas disa fotove që ajo postoi me të në rrjetet sociale pas një feste të Digitalb ku ishin të pranishëm edhe disa nga futbollistët e Kombëtares.

Por Ilda e Supersportit, tashmë e di se sa herë shihet në shoqërinë e futbollistëve, zërat nuk mund të shuhen, me gjithë përpjekjet e saj. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ilda nuk i është shmangur pyetjes së Rudinës për lidhjen me futbollistët dhe me Bekim Balajn, me të cilin së fundi ka pasur jo pak thashetheme: “Kam një raport shumë të mirë me Bekim Balajn, ashtu si edhe me të tjerët. Por, sa herë të dal me dikë ose të shoqërohem me dikë, do të bëhem patjetër e dashura e dikujt….” – tha Ilda duke iu referuar shkrimeve të fundit pas një feste ku u postuan fotot me futbollistin.

E pyetur si ndihet sa herë lexon shkrime të tilla, Ilda tregon se tashmë është mësuar me këtë pjesë: “Tani jam mësuar më këtë gjë, sepse, ta pranojmë - kjo nuk ndodh vetëm tek ne, por kudo nëpër botë dhe është e natyrshme…”

E vërteta është që, me gjithë thashethemet, Ilda nuk ka ndonjë lidhje të re apo histori me ndonjë futbollist. Për momentin, ajo tregon se nuk ka një partner në jetën e saj, por nëse do të kishte diçka konkrete, nuk sheh asnjë arsye për ta fshehur: “Momentalisht nuk ka asnjëri. Unë kam shumë njerëz, miq të mirë. Por nëse kam dikë në krah, nuk kam pse e fsheh.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat