Marc Anthony duket se nuk e harxhon kohën kot, teksa është parë në shoqërinë e një modeleje 21-vjeçare.
Sipas raportimit ekskluziv të TMZ, këngëtari 48-vjeçar në fakt është lidhur me Mariana Downing, modelen e Wilhelmina Miami disa muaj para se të ndahej nga bashkëshortja e tij.
Ata janë takuar në një festë, dhe dëshmitarët thonë se ajo ra menjëherë në sy të Anthony, dhe shkëmbyen numrat e telefonit.
Ai ka telefonuar Marianën ditën tjetër dhe që atëherë ata janë bashkë. Ajo ka udhëtuar me të në spektaklet e tij, dhe kanë kaluar pushimet bashkë në Karaibe.