Oprah Winfrey mendon kandidimin për presidente të SHBA

Mediale Vip

Oprah Winfrey mendon kandidimin për presidente të SHBA

Më: 8 janar 2018 Në ora: 20:38
Oprah Winfrey

Oprah Winfrey po mendon në mënyrë aktive të kandidojë për presidente.

Kjo është konfirmuar për CNN-in nga dy miq të afërt të saj, që kanë kërkuar të mbeten anonim, në mënyrë që të flasin lirshëm.

Lajmi vjen pas fjalimit të jashtëzakonshëm të Winfrey në ceremoninë e “Golden Globes”, që i ndezi edhe më shumë zërat për një kandidim të mundshëm të saj në vitin 2020.

“Disa persona të besuar të saj i kanë kërkuar prej kohësh të kandidojë, – thonë burimet, – dhe këtë e bëjnë prej muajsh. Por duket se vetë Oprah nuk e ka mbledhur mendjen”.

A do të zgjidhnin amerikanët një yll televizioni për presidente…dy herë radhazi? Për momentin ka vetëm zëra, por fansat e saj dëshmuan se duan që gjithçka të bëhet realitet në Twitter dhe Facebook, pas fjalimit në “Golden Globes”.

Edhe vetë partneri i hershëm i saj, Stedman Graham tha se kandidimi është një mundësi.

“Është në dorë të njerëzve, por ajo absolutisht do ta bënte këtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat