Projekti “I Vogël” kushtuar 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Ledri Vula, ka arritur të mbledhë mbi 1 milion klikime në youtube për vetëm dy ditë.
Kënga e punuar nga RedBox Entertainmet, me tekst nga vetë reperi, e klip nga PinkMoon, është pëlqyer nga fansat dhe ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në kanalin youtube e rrjete sociale.
Ledri, këtë këngë e publikoi pak minuta para 17 shkurtit.