Publikohet video e re e Amy Winehouse kur ishte vetëm 17 vjeçe

Mediale Vip

Publikohet video e re e Amy Winehouse kur ishte vetëm 17 vjeçe

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:34
Amy Winehouse

Një Amy Winehouse e padëgjuar kurrë më parë.

Tashmë të gjithë mund të dëgjoni në Youtube një video ku shfaqet këngëtarja e famshme duke kënduar një demo krejtësisht të re, “My Own Way”, e regjistruar kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Ishte Gil Cang ai që e bëri publike videon, një prodhues i muzikës në Londër, i cili në atë kohë i propozoi Winehouse rrugën me idenë e tërheqjes së vëmendjes së firmave më të mëdha.

Video përbën lajm në botën e muzikës dhe fansat e këngëtares britanike, sepse thuajse të gjitha këngët e saj të paplota u shkatërruan pas vdekjes së saj në 23 korrik të vitit 2011, me qëllimin për të parandaluar krijimin e albumeve pas vdekjes së saj

“Unë dhe partneri im James McMillan, kemi shkruar këngë të shumta pop për artistë të ndryshëm, por në ato vite muzika pop shkoi nëpër një sezon të vështirë”, tha Cang për gazetën “Camden Neë Journal”.

“Kur Amy erdhi të na shihte në studio, na bëri përshtypje menjëherë dhe na goditi talenti i saj, një moment me të vërtetë mahnitës”. Pas vdekjes së Amy, Universal lëshoi albumin pas vdekjes “Lioness, Treasures Hidden”, i cili nuk u prit mirë nga kritikët. Pikërisht këto gjykime negative i çuan drejtuesin ekzekutiv të kompanisë, David Joseph, që të ketë një arsye tjetër për të shkatërruar demot jo të plota të këngëtares”.

“U mendova për një kohë të gjatë,” vazhdoi Cang. “Kam gjetur këtë demo javën e kaluar dhe vendosa ta publikoj, kështu që të gjithë mund ta dëgjojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat