Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson.
Projekti i ri i këngëtares shqiptare titullohet “Electricity”, ku Dua shfaqet në një tjetër version, më sensuale se kurrë.
Gjatë gjithë klipit Dua shfaqet me një veshje, si dhe ka ndryshuar ngjyrën e flokëve bionde.
E veshur me të brendshme të kuqe dhe bluzë të bardhë, këngëtarja tregon linjat dhe muskujt.
Fillimisht 23-vjeçarja shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë, skena zhvendoset në një ambient tjetër feste.