Ariana Grande mbyll komentet në Instagramin mbas vdekjes së reperit Mac Miller’s

Mediale Vip

Ariana Grande mbyll komentet në Instagramin mbas vdekjes së reperit Mac Miller’s

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 09:40
Ariana Grande dhe Mac Miller

Këngëtarja Ariana Grande është detyruar të çaktivizojë komentet në llogarinë e saj Instagram pasi u bombardua me mesazhe nga fansat që e akuzonin për vdekjen e ish të dashurit Mac Miller.

Reperi 26-vjeçar vdiq të premten dhe mendohet se shkaku është mbidoza.

Raportohet se Mac ka vuajtur muajt e fundit pas ndarjes nga Grande.

Çifti u nda mbas dy viteve lidhje. Më pas këngëtarja u fejua me komedianin Pete Davidson.

Në orët e para të shpalles së vdekjes së Miller, llogaritë e mediave sociale të Grande kanë qenë 'të përmbytura' me mesazhe rreth reperit.

Shumë prej tyre akuzuan këngëtaren për vdekjen e tij.

"Ky është faji yt,"-shkroi një fans. "Është çmenduri sepse ti e vrave atë."

 Këngëtarja i'u është përgjigjur komenteve : ' Jam lutur dhe e kam mbështetur, atë mbas ndarjes, por ishte shumë e vështirë' .

Një burim i tha Entertainment tha  se Grande është e  "shkatërruar" dhe "shumë e mërzitur" nga vdekja e Millerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat