Këngëtarja e famshme e hitit “Grease”, Olivia Newton-John ka kuptuar se përsëri i është shfaqur kanceri pasi ajo është duke luftuar këtë sëmundje për tre dekada.
Në një intervistë në emisionin e CNN-it “Sunday Night”, njoftoi se ky lloj i kancerit i është paraqitur në shpinën e saj.
“Burri im është gjithmonë aty, dhe ai është gjithmonë aty për të mbështetur mua, dhe unë besoj se do të fitoj mbi të dhe ky është qëllimi im”, tha ajo më tutje gjatë kësaj interviste.
Këngëtarja tregon se nuk do të ndal jetën e saj dhe karrierën si kompozitore, përkundër sëmundjes.