American Music Awards' do t'i bëjë bashkë në një vend tri këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Ky event do të mbahet nesër ( e martë ) në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA.
Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Këngëtarja Dua Lipa do të jetë e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”. Ajo do ta performojë këngën e re ‘Electricity’.
Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori mirëpo nuk do të mungojë pasi është përzgjedhur të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.
Të tri këngëtaret shqiptare janë duke e pritur me padurim këtë ngjarje dhe këtë e kanë lënë të kuptohet nëpërmjet publikimit të disa postimeve në rrjete sociale.
”Dita e fundit e provave para mbrëmjes së AMAs, mos e humbisni performancën time! Ka ende kohë për të votuar për mua për çmimin ‘Artistja e re më e mirë e vitit” ishin fjalët e Duas pranë postimit në Instagram.
Rita Ora poashtu e ka konfirmuar në njëfarë mënyre pjesëmarrjen në AMA dhe këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory. Atë fansat do të kenë mundësi ta shohin si prezantuese, njësoj si edhe Bebe Rexhën dhe e vetjma që do të performojë është Dua Lipa.
Duke qenë se është disktutuar shpesh raporti i tyre, mbetet ta shohim nëse Rita Ora dhe Dua Lipa do të përshëndeten me njëra tjetrën nesës ( e martë ).
Duhet kujtuar se Bebe ka raporte të mira me të dya.