Kida po vjen me këngë të re.
Madje, këngëtarja ka gati edhe klipin dhe i gjithë finalizimi ka një datë për lansim.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet menaxheri i saj, Mehmet Elshani.
Përmes një video të hedhur në Instagram, Elshani tha se kënga dhe klipi i Kidës do lansohet me datën 17 të këtij muaji.
Duke mos zbuluar shumë, mbesim të shohim se çka do na sjell kësaj radhe.