Enca Haxhia sot kishte një ditë të veçantë.
Enca Haxhia sot festoi ditëlindjen, me këtë datë ajo mbushi plot 23 vjet jetë.
Për ditëlindje, këngëtarja kishte udhëtuar në Paris, nga ku solli pamje për ndjekësit nga festa e ditëlindjes së saj.
Këngëtarja pak minuta para mesnatës u befasua në dhomën e hotelit, të cilën e kishin mbuluar me petale trëndafilash.
Në shtrat atë po e priste shampanja, ndërsa çdo kënd i dhomës ishte mbushur me trëndafila, befasi e përgatitur nga shoqja e saj.