Elvana Gjata “heshtje varri” pas arratisë, klipin ku shfaqet superseksi e publikon…

Mediale Vip

Elvana Gjata “heshtje varri” pas arratisë, klipin ku shfaqet superseksi e publikon…

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:34
Elvana Gjata

Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim. Në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe i dashuri i saj Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim.

Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, është publikuar klipi i saj më i ri, ku ajo shfaqet shumë seksi. Ka qenë bashkëpunëtori në këtë projekt, producenti amerikan PooBear, ai që ka publikuar videon e re, ku Elvana ka nxjerrë të gjitha asetet, ndërsa ndërron disa veshje transparente, të cilat i ka veshur pa të brendshme.

“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana dhe që vjen në gjuhën angleze. Me një imazh super të kuruar, këngëtares i del më shumë sesa duhet pjesa intime në skenat mjaft të nxehta me veshje provokuese, të bëra jo pa qëllim nga artistja për këtë projekt ndërkombëtar.

Por ndryshe nga lançimi i projekteve të mëparshme, të cilat Elvana i publikonte vetë në profilet e saj zyrtare me mbi 1 milion ndjekës, këtë herë “Instagram”-in e ka pushtuar heshtja, që pas ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Kujtojmë që Poo Bear është producenti, me të cilin Elvana nisi bashkëpunimet, që do t’i hapnin rrugën drejt famës ndërkombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat