XxxTentacion ka bashkëpunime me Rihannan dhe The Weeknd

Mediale Vip

XxxTentacion ka bashkëpunime me Rihannan dhe The Weeknd

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:49
XxxTentacion, dhe Rihanna dhe The Weeknd

Ylli i XxxTentacion vazhdon të shndërrisë pas vdekjes së tij.

Pas bashkëpunimeve të tij të publikuara me Lil Pump dhe Lil Peep, reperi po ashtu besohet se ka nëntë këngë të pa publikuara që po presin për t’u lansuar.

Këtu përfshihen këngë me Rihannan dhe The Weekend.

“Një është me Rihannan. Një tjetër është për The Weeknd. Është çmenduri. Ai ishte aq i talentuar. X ishte aq i talentuar sa që ka tingëlluar si tri artistë ndryshe në këngë”, u shpreh producenti i reperit.

Ai ka vazhduar që të lëvdojë reperin i cili vdiq.

“Është pikëlluese sepse ai ka parashikuar vdekjen e tij kur ishte 17 vjeç, ai mendoi se do të vdiste. Dhe ai vdiq në moshën 20 vjeçare”, përfundoi ai.

Ende nuk dihet kur do të lansohen bashkëpunimet me Rihannan the The Weeknd.

Reperi 20 vjeçar besohet se regjistroi një numër të madh materialesh para vdekjes së tij më 18 qershor, e kënga e titulluar “Skins” lansohet në ffund të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat