Snoop Dogg do të nderhoet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”

Mediale Vip

Snoop Dogg do të nderhoet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Snoop Dogg

Ka shumë të arritura në botën e muzkës, bamirësisë dhe gatimit.

Snoop Dogg është reper, prezantues televiziv dhe sipërmarrës, i cili ka arritur një çerek shekulli në industrinë e muzikës, shkruan DailyMail.

Është bërë e ditur se reperi do të nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

47 vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, do t’i jepet ylli në një ceremoni që do të filmohet nga Jimmy Kimmel Live.

Ceremonia e nderimit të Snoop Dogg me yllin e të famshmëve do të transmetohet drejtpërdrejt.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe bashkëpunëtorët e reperit, i cili numëron 16 albume në karrierë, duke arritur 23 milionë shitje rekorde në SHBA dhe 35 milionë të tilla në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat