Është përhapur në masë të madhe, mirëpo cila është e vërteta e tumerikut - Bota Sot
Është përhapur në masë të madhe, mirëpo cila është e vërteta e tumerikut

Mjekësi alternative

Është përhapur në masë të madhe, mirëpo cila është e vërteta e tumerikut

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Kohëve të fundit, tumeriku është bërë një nga produktet natyrale më të përdorura për trajtimin e shumë problemeve. Ky produkt, i cili ka origjinë nga India, është bërë pjesë e shumë suplementeve, lëngjeve dhe produkteve të bukurisë. Pretendohet se ai ka ndikim të madh në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e funksioneve të trurit dhe luftimin e kancerit, shkruan Dailymail.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2002, tumeriku thuhet se gjithashtu katalizon prodhimin e insulinës në qelizat e pankreasit dhe kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Në këtë studim, disa njerëzve që ishin në fazat e hershme të diabetit iu është dhënë një hap me përmbajtje të tumerikut dhe pas nëntë muajve asnjë prej tyre  nuk kishte zhvilluar tipin 2 të Diabetit. Kjo tregon se tumeriku ka aftësi të parandalimit të kësaj sëmundje.

Në një studim tjetër të bërë në vitin 2015 u konkludua se “ Substanca përbërëse e tumerikut zvogëlon nivelet e proteinave dëmtuese për organizmin si dhe ka potencial në luftimin e inflamacioneve”.

Për t’i vërejtur këto efekte nevojitet një sasi e madhe e tumerikut. “Unë jam një adhurues i përbërësve natyral të ushqimeve, mirëpo në çështjen e tumerikut, ju duhet të konsumoni një sasi shumë të madhe të tij për të vërejtur pak efekt”, tha Profesor Hewlings. Kjo do të thotë se sasia e tumerikut që e marrim në produkte që  thuhet se përmbajnë tumerik, është aq e vogël sa që efektet e tij nuk arrijnë në organizëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...