5 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse konsumoni lëng selinoje çdo ditë

Mjekësi alternative

5 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse konsumoni lëng selinoje çdo ditë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Selinoja është shumë e pasur në fibra, gjë që na bën të ndihemi të plotësuar për një kohë të gjatë. Lëngu i selinosë përmban shumë pak sheqer dhe kalori. Më poshtë ju rendisim disa përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të selinosë çdo ditë:
Redukton rrezikun nga kanceri
Selinoja përmban luteolinë dhe studiuesit kanë zbuluar se ky element dobëson qelizat e kancerit dhe i bën ato më të ndjeshëm ndaj trajtimit. Selinoja është përdorur me kohë në mjekësinë kineze si një ‘agjent’ kundër kancerit.
Rregullon ekuilibrin e lëngjeve
Selinoja është shumë e pasur në kalium dhe ky mineral luan një rol të rëndësishëm në procese të ndryshme në trupin tonë. Shkencëtarët besojnë se kaliumi është minerali i tretë më i rëndësishëm për trupin tonë.
Parandalon problemet me shikimin
Selinoja është shumë e pasur me vitaminë A dhe kjo vitaminë luan një rol kritik në shikimin tonë. Mbron sipërfaqen e syrit nga bakteret dhe viruset.
Parandalon diabetin e tipit 2
Diabeti i tipit 2 po bëhet një problem serioz shëndetësor për botën moderne. Selinoja është një nga mënyrat natyrale për ta parandaluar atë që të mos ndodhë. Ai përmban shumë vitaminë K dhe një studim ka vërtetuar se vitamina K përmirëson ndjeshmërinë tonë ndaj insulinës.
Neutralizon ushqimin acid
Selinoja është e pasur me elemente si hekuri, magnezi dhe natriumi që i japin selinosë vetitë e tij të forta alkalizuese. Me fjalë të tjera, ajo mund të neutralizojë ushqimet acidike duke ndihmuar kështu të ruajmë një ekuilibër të shëndetshëm të pH në trupin tonë. Konsumimi i shumë ushqimeve me natyrë acidike mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve shëndetësore si përkeqësimi i kockave, gurët në veshka problemet e mëlçisë dhe zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat