Data e lansimit të telefonit të palosshëm Samsung, konfirmohet nga vet kompania

Mobile

Data e lansimit të telefonit të palosshëm Samsung, konfirmohet nga vet kompania

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:27
Samsung

Samsung tashmë njoftoi datën e ngjarjes së tyre Unpacked 2019 dhe nuk la asnjë dyshim se do të lansoj Galaxy S10 në të. Disa, megjithatë, mund të jenë pak më të interesuar të shohin pajisjen tjetër të Samsung 2019 që nuk është Galaxy Note 10. Po, telefoni i të ardhmes po vjen dhe mund të jetë më afër se sa mendoni.

Telefoni i palosshëm mund të lansohet në të njejtën ngjarje me serinë S10.

Kjo mundësi nuk thuhet nga burime të treta, por, me qëllim ose jo, nga vetë reklamat e Samsung.

Samsung ka plasuar një numër “billbordesh magjepsëse” në të gjithë Place de la Concorde të Parisit. Dizajni i billbordeve është minimalist me vetëm imazhet e formuara nga shkronjat. Dhe çfarë thonë këto mesazhe intriguese? “E ardhmja shpaloset më 20 Shkurt”.

Kjo datë është, sigurisht, e njejtë si Samsung Unpacked 2019. Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se mesazhi ka të bëjë me telefonin e palosshëm të Samsung. Pra, nuk është shumë sekret që Samsung do të zbulojë dy telefona në të njëjtën ditë.

Ka ende shumë gjëra të panjohura në lidhje me telefonin e palosshëm të Samsung, veçanërisht kur bëhet fjalë për specifikat. Më parë, mendohej se do të vinte me dy bateri 3,100 mAh, për një total prej 6,200 mAh. Tani, disa spekulime thonë se do të jetë vetëm një total prej 4,400 mAh i ndarë në dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat