Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G - Bota Sot
Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

Mobile

Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

ZTE në bashkëpunim me China Unicom realizoi telefonatën e parë 5G me një telefon të mençur prototip 5G dhe shfletoi në ueb me prototipin në fjalë.

Dyshja kreu testimet tre muaj pas lansimit të dokumentit 3GPP Rel-15.

Kompania tha se testimet treguan kompetencën e fortë të ZTE në kërkim, hulumtim dhe komercializim të 5G për operatorët.

Megjithatë teknologjia e kompanisë me shumë gjasa nuk do të gjejë shtrirjen që kërkon për shkak shqetësimeve të sigurisë që sillen rreth ZTE.

Kompania tjetër kineze Huawei, është vënë në shënjestër të vendeve të ndryshme të botës të cilat bojkotojnë teknologjinë 5G.

Në konferencën për prezantim të teknologjisë (CES) që u mbajt në Las Vegas, Samsung tregoi telefonin e mençur prototip 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...