Samsung Galaxy S10+ ekspozohet sërish

Mobile

Samsung Galaxy S10+ ekspozohet sërish

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:30
Samsung Galaxy S10+

Telefoni është planifikuar për zbulimin zyrtar më 20 shkurt në San Francisko. Por ky vështrim i hershëm është mirëpritur nga fansat e pajisjeve, për të parë se si kompania e Koresë së Jugut do të vazhdojë të konkurrojë kundër Apple.

Koncepti tregon një numër karakteristikash që prej kohësh janë përfolur për Galaxy S10 dhe S10+, duke përfshirë një ekran me një rreth të kamerës dhe një kamera me tre lente në anën e pasme.

Uebi që postoi imazhin, 91Mobiles, nuk thotë se nga e mori atë, përveç një ‘burimi të besueshëm’. Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se telefoni i ri do të ketë një ekran AMOLED prej 6.4 inç me pothuajse asnjë kornizë rreth skajeve.

Image

Brenda telefonit pritet të jetë një procesor Snapdragon 855 ose procesori Exynos 9820 i Samsung. Disa besojnë se do të ketë deri në 1TB të hapësirës ruajtëse brenda këtij telefoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat