Zbulohen të gjitha specifikat e treshes Samsung Galaxy S10

Mobile

Zbulohen të gjitha specifikat e treshes Samsung Galaxy S10

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:04
Samsung Galaxy S10

Uebfaqja për teknologji GSM Arena njofton se ka pranuar një email anonim i cili duket të jetë nga një burim i brendshëm nga Samsungu. Emaili përmban dy letra me të gjitha detajet e specifikave të Galaxy S10, Galaxy S10E dhe Galaxy S10+. Po ashtu, GSM Arena thotë se nuk mund të vërtetojë nëse këto specifika janë korrekte por përputhen shumë me ato që i ka raportuar deri më tani.

Më herët është raportuar për disa specifika që janë edhe në këto dy letra, të tilla si kamera për selfie prej 10 megapikselë f/1.9 e cila mund të incizojë videot në rezolucion prej 4K. Do të ketë veçorinë AF dual-pixel, por në letra nuk përmendet stabilizimi optik e cila është raportuar si veçori e re. Po ashtu, është raportuar se treshja Galaxy S10 do të vijë me veçorinë e re super “slow-mo” – ato do të jenë në gjendje të incizojnë videot 0.4-0.8 sekondëshe, dy herë më gjatë se paraardhësit e tyre.

Për shumica e specifikave në këto dy letra deri më tani është raportuar, por ka disa që janë interesante, sikur që është premtuar për ndriçimin e ekranit prej 800 nit (njësia matëse e ndriçimit), shkruan gsmarena.

Një tjetër devijim nga ajo që kemi parë që është spekuluar ishte madhësia e ekranit të modelit Galaxy S10+. Sipas të dhënave në këto dy letra, thuhet se ky model do të ketë ekran 6.3-inç me rezolucion prej 3.040 x 1.440 pikselë, ndërsa më herët është spekuluar se do të ketë ekran 6.4-inç.

Image

Pastaj në radhë vijnë kamerat - Galaxy S10+ dhe Galaxy S10 do të kenë nga tre kamera në pjesën e pasme (12+12+16), ndërsa Galaxy S10E shkruan se do të ketë kamerë standarde dhe një tjetër shumë të gjerë.

Pretendimi se Galaxy S10, S10+ dhe S10E kanë kamerën parë në botë selfie që mund të incizojnë videot 4K, është diçka që Nokia 8 mund të dëshirojë të debatojë.

Gjithashtu, në letrat shkruan se kamerat e treshes veçoritë e reja si “10 Scene Optimizer” dhe “Zoom and Color Point Effects”.

Të tre smartfonët e rinj të avancuar Galaxy S10 do të zbulohen javën e ardhshme, më saktësisht më 20 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat