Sony Xperia XA3 mund të quhet Xperia 10

Mobile

Sony Xperia XA3 mund të quhet Xperia 10

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:38
Sony Xperia XA3

ony mund të zgjedhë të rifreskojë emrin e telefonit Xperia.

Raportimet e fundit të mediave të huaja sugjerojnë se modelet Xperia XA3 dhe Plus aktualisht quhen Xperia 10 dhe Xperia 10 Plus dhe se një nomenklature e tillë do të transferohet në modele të tjera, kështu që "X" do të hiqet tërësisht.

Xperia XZ4 mund të prezantohet si Xperia 10Z. Kombinime të tjera në emër, të tilla si Xperia 10X, janë të mundshme, por mbetet për t'u parë se për cilat emërtime do të vendosë Sony.

Seria X u shfaq së pari në 2016, përpara se të ndahej në linjë premium XZ dhe XA nga segmenti i mesëm.

Ndryshe, linja Xperia debutoi në vitin 2008 me modelin Xperia X1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat