Nokia 6 dhe Nokia 8 përditësohen në Android 9.0 Pie

Mobile

Nokia 6 dhe Nokia 8 përditësohen në Android 9.0 Pie

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Nokia 6 dhe Nokia 8

Siç është premtuar, Nokia 6 dhe Nokia 8 po marrin aktualisht përditësimin e Android 9.0 Pie.

Megjithatë, përditësimet nuk i marrin të gjitha tregjet që nga fillimi, andaj disa përdorues do të duhet të presin disa ditë para se të vijë programi i ri.

Android Pie vjen së pari te përdoruesit në Australi, Indi dhe Amerikën Latine. Përditësimi është afërsisht 1.7 GB.

Nokia 8, nga ana tjetër, tashmë është përditësuar në disa vende, ndërsa tjetra po vjen tani. Përditësimi është më së shumti i njëjtë me modelin Nokia 6. Gjithashtu, të dy telefonat marrin përditësime të sigurisë për shkurt 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat