Samsung prezanton “Instagram mode” në kamerën e Galaxy S10 - Bota Sot
Samsung prezanton “Instagram mode” në kamerën e Galaxy S10

Mobile

Samsung prezanton “Instagram mode” në kamerën e Galaxy S10

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 00:29
Galaxy S10

Në kohën kur prodhuesit e pajisjeve të teknologjive moderne, po i përshtaten sa më shumë rrjeteve sociale, Samsung ka bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Gjatë prezantimit të Galaxy S10, gjiganti korean ka bërë të ditur, se do ta ketë edhe kemerën me mundësinë “Instagram mode”.

Të gjitha fotografitë që merren në këtë formë, do të shkojnë direkt në platformën për shkëmbimin e fotografive. Filtrat, sistemi i dritës, afërsia me objektivin e shumë mundësi tjetra, të gjitha me një klikim.

Megjithatë, mungojnë detajet konkrete, që tregojnë gjërat elementare, nëse mund të ndalohet së aplikuari, apo se a e poston direkt fotografinë.

Në anën tjetër, kjo lë të kuptohet se ka filluar një bashkëpunim me Samsung dhe Instagram, që nuk duket se do të përfundojë me kaq.

Derisa në Twitter, është postuar një fotografi, që e shfaqë udhëheqësin e Instagramit, teksa fliste pikërisht për këtë mundësi shkëmbimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...