Telefoni HTC Exodus 1 tani mund të blihet edhe me para të vërteta

Mobile

Telefoni HTC Exodus 1 tani mund të blihet edhe me para të vërteta

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Telefoni HTC Exodus 1

HTC ka vendosur ta bëjë më të qasshëm telefonin e vet blockchain Exodus 1. Kompania ka njoftuar se telefoni do të mund të blihet me një çmim prej 750 dollarësh. Telefoni deri më tani mund të blihej vetëm me kriptovalutat Bitcoin (BTC), Ether (ETH) dhe Litecoin (LTC), ndërsa tani është gjithashtu e mundur blerja nëpërmjet Binance Coin (BNB).

HTC Exodus 1 duket si një telefon i segmentit mesatar/të sipërm me një prapravijë transparente. Ka ekran 6 inçësh Quad HD+, procesor Qualcomm Snapdragon 845, 64GB RAM dhe bateri prej 3500mAh. Telefoni gjithashtu vjen me 128GB hapësirë ruajtëse dhe i ka katër kamera: dy në anën e pasme (12MP + 16MP) dhe dy në anën e përparme (8MP + 8MP).

Veçoria kryesore e pajisjes është portofoli i sigurt i cili është i ndarë nga procesori dhe sistemi operativ Android. Në Wallet mund të ruhen çelësat kriptografikë. Me telefonin Exodus 1, HTC dëshiron të balancojë mes sigurisë dhe lehtësisë së përdorimit.

Kriptoportofoli i HTC-së, i quajtur Zion, mund të përdoret për ta ruajtur dhe tërhequr një numër të kriptovalutave, si Bitcoin, Ether, Litecoin dhe Ethereum. Kompania tajvaneze ka njoftuar se Zion tani është kompatibil me browserin Opera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat