Samsung paralajmëron serinë e re Galaxy A - Bota Sot
Samsung paralajmëron serinë e re Galaxy A

Mobile

Samsung paralajmëron serinë e re Galaxy A

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:54
Galaxy A

Kompania Samsung njoftoi për ardhjen e serisë së re Galaxy A, duke nisur dy modele të reja me risitë që do të aplikohen në të ardhmen.

Galaxy A50 dhe A30 sjellin përmirësime në karakteristikat më të rëndësishme, performancën afatgjatë dhe një aparat fotografik që, sipas Samsung, regjistron botën e përdoruesit pikërisht ashtu siç e sheh.

Seria e re Galaxy A është projektuar në përputhje me mënyrën moderne të lidhjes së përdoruesve - ndarjen, regjistrimin dhe përmbajtjen e drejtpërdrejtë.

Galaxy A50 i lejon përdoruesit të kapin dhe të ndajnë foto në mënyrë revolucionare me një kamerë të trefishtë, e projektuar për të dhënë një kopje të saktë të vizionit njerëzor.

Përdoruesi mundet, pa kufizime, të marrë fotografi me një lente ultra të gjerë. Me funksionin "switch inteligjent", kamera mund të identifikojë dhe të sugjerojë kur është e nevojshme të përdoret programi lente me kënd të gjerë.

Kamera kryesore me 25 MP siguron fotografi të mprehta me dritë të shkëlqyer. Në kombinim me një lente të thellë, kamera ofron një përvojë Live Focus që lejon përdoruesin të zgjedhë atë që dëshiron të theksojë.

Galaxy A30 është projektuar për ata që janë në lëvizje, të pajisur me një bateri të fuqishme 4,000 mAh, me ngarkim të shpejtë.

Ekrani Super AMOLED Infinity-U 6,4 inç ofron një eksperiencë të pabesueshme, ideale për të luajtur lojëra, shikuar video dhe shfletim në internet - gjë që i mundëson përdoruesit të përjetojnë një jetë në lëvizje.

I dizajnuar për një eksperiencë unike në përdorimin e një pajisjeje të lëvizshme, A30 përfshin veçori të përparuara të tilla si një kamerë të dyfishtë me një lente ultra të gjerë, me një qasje të thjeshtë dhe të sigurt në një pajisje që hapet me  gjurmë të gishtërinjve, si dhe me njohjen intuitive të fytyrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...