Xiaomi nuk do të lansojë një telefon të palosshëm së shpejti - Bota Sot
Xiaomi nuk do të lansojë një telefon të palosshëm së shpejti

Mobile

Xiaomi nuk do të lansojë një telefon të palosshëm së shpejti

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:12
Xiaomi

Në MWC 2019, Xiaomi lansoi disa telefona të rinj si Mi 9 dhe Mi Mix 3 5G.

Megjithatë, nëse do të mungonte një lloj pajisjeje nga Xiaomi, do të ishte një pajisje e palosshme. Kjo është pak e çuditshme, pasi kompanitë e tjera si Samsung dhe Huawei ishin më se të lumtur për të lansuar pajisje të tilla.

Për fat të keq për ata që shpresojnë të shohin Xiaomi të sjell një telefon të palosshëm, duket se kompania do t’i dëshproj.

Kjo është sipas Donovan Sung, zëdhënës global i kompanisë dhe drejtor i menaxhimit të produktit i cili foli me VentureBeat në një intervistë ku diskutoi disa nga planet e Xiaomi për të ardhmen.

Sipas Sung, duket se Xiaomi është duke pritur që tregu të pjeket përpara se të lansojnë telefonin e tyre të palosshëm.

“Sa i përket kohës specifike të lansimit, mendoj se do të dëshironim të prisnim që tregu të jetë më i pjekur para se ta lansojmë telefonin tonë të palosshëm. Por sigurisht, ne jemi duke u përpjekur për një shumëllojshmëri të koncepteve të ndryshme fleksibile “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...