Samsung do të lansoj një telefon të ri Galaxy, më 10 prill - Bota Sot
Samsung do të lansoj një telefon të ri Galaxy, më 10 prill

Mobile

Samsung do të lansoj një telefon të ri Galaxy, më 10 prill

Më: 19 mars 2019 Në ora: 00:07
Samsung

Samsung do të njoftojë një telefon të ri Galaxy më 10 prill 2019 dhe kompania tashmë ka lansuar një promo-video për një ngjarje për datën në fjalë.

“Pa marrë parasysh se ku jemi, dëshirojmë që ndërveprimet tona të ndjehen të njëjta me ato të bisedave ballë për ballë”, thotë Samsung. “Ne duam të ndajmë përvojat tona siç ndodhin.”

Samsung gjithashtu ka postuar në Twitter fjalët “Shkruani epokën e jetesës”, së bashku me një imazh të tre pajisjeve në formë telefoni.

Ky njoftim vjen vetëm dy muaj pasi Samsung organizoi një ngjarje masive, të mbushur me produkte, ku u shfaq Galaxy S10, Galaxy Fold, Galaxy Watch Active dhe më shumë.

Spekulimet kohët e fundit kanë qenë rreth një telefoni të ri Galaxy A që quhet Galaxy A90. Modeli tashmë është shfaqur në faqen e internetit të Samsung-ut si një pajisje e përshtatshme për të luajtur një version ekskluziv të lojës së Asphalt 9 të Gameloft.

Ka pasur edhe zëra për një Galaxy A50 të ri – i cili mund të ketë një kornizë – dhe emrat Galaxy A40 dhe Galaxy A70 gjithashtu kanë qenë të përfolur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...