iPhone i ri mund të mbushë pa tel pajisjet e tjera? - Bota Sot
iPhone i ri mund të mbushë pa tel pajisjet e tjera?

Mobile

iPhone i ri mund të mbushë pa tel pajisjet e tjera?

Më: 25 mars 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Huawei dhe Samsung në kuadër të modeleve të tyre të brezit të fundit paraqitën një mundësi të dobishme për të mbushur pa tela pajisjet e tjera, e cila lejon përdoruesit që energjinë e baterisë ta ndajnë me ata që kanë nevojë.

Këtë opsion mund ta ketë modeli  i ardhshëm i iPhone, dhe kjo mund të dëgjohet se Apple po planifikon ta zbatojë në modelet e reja.

Bëhet fjalë për kompanitë furnizuese me pjesë për përdoruesit e iPhone, të cilat  pohojnë se opsioni pa tela është duke u përgatitur, së bashku me kamerën e përmirësuar dhe një bateri më të madhe.

Modelet e reja të iPhone tradicionalisht paralajmërohen në ngjarjen vjetore të Apple, e cila është planifikuar për 25 mars, dhe përveç informacionit në lidhje me shërbimin e ri Apple streaming, priten informacione edhe në lidhje me hardware dhe funksione të reja, kështu që mbetet për t'u parë nëse njëra nga funksionalitetet e paraqitura do të jetë më interesante dhe më e dobishme se funksioni që lejon ndarjen e baterisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...