Sharp me telefon të palosshëm vertikalisht - Bota Sot
Sharp me telefon të palosshëm vertikalisht

Mobile

Sharp me telefon të palosshëm vertikalisht

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:06
Sharp

Muajin e kaluar u shfaq patenta e kompanisë Sharp, në të cilën përshkruhej telefoni i palosshëm në mënyrë vertikale, ndërsa tash ka më shumë detaje rreth pajisjes.

Telefoni ka një panel AMOLED prej 6.18 inç me një rezolucion 3040 x 1440p dhe një prerje të madhe.

Sharp pohon se pajisja është në gjendje të përballojë 300,000 lakime, kështu që përdorimi afatgjatë nuk do të jetë një problem.

Zyrtarët e kompanisë besojnë se do të ketë interes të madh në këtë pajisje, pasi ofron përfitime të mëdha kur është fjala për bartje.

Sharp pret që të ketë sukses në komercializimin e këtij formati brenda pak vitesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...