Sistemi iOS 13 do ta përditësojë iPhone edhe me modelitetin e errësimit të ekranit - Bota Sot
Sistemi iOS 13 do ta përditësojë iPhone edhe me modelitetin e errësimit të ekranit

Mobile

Sistemi iOS 13 do ta përditësojë iPhone edhe me modelitetin e errësimit të ekranit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:14
iPhone

Dashamirësit e modalitetit të errësimit të ekranit, që duan ta përdorin në të gjitha aplikacionet, do ta adhurojnë sistemin e ri të iOS 13.

Kjo për faktin se do ta përmbajë përditësimin, që e errëson komplet ekranin e iPhone.

Sipas 9to5Mac, aplikacioni i njohur si Dark Mode do të jetë i vendosur në qendër të aplikacionit, duke vepruar në të gjitha shfletimet.

Raportohet se modaliteti vepron njëjtë, sikurse errësohen edhe ekranet e macOS, megjithëse nuk dihet nëse ka mundësi t’i errësojë të gjitha faqet që hapen.

Bashkë me këtë modelitet, në iOS 13 do të ketë edhe një sistem që kryen shumë funksione njëherësh në iPad, aplikacion i ri për Mail dhe një urdhëresë që kthen prapa një veprim të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...