Meizu 16s prezantohet me çip Snapdragon 855 dhe kamerë 48MP

Mobile

Meizu 16s prezantohet me çip Snapdragon 855 dhe kamerë 48MP

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:59
Meizu 16s

Meizu e ka prezantuar zyrtarisht telefonin e vet më të ri premium - Meizu 16s. Karakteristikat më të rëndësishme të telefonit janë ekrani Super AMOLED, çipseti Snapdragon 855 dhe sistemi me dy kamera me mbështetje OIS. Dizajni unik i telefonit i atribuohet përdorimit të teknikës COF të bashkimit me këndet me radius të madh, raporton GSMArena.

Meizu 16s e ka një ekran FHD+ Super AMOLED 6.2 inçësh, me sensor për gjurmë gishtash në kornizën e displejit. Meizu thekson se me Samsungun ka hyrë në partneritet për ta ofruar një ekran me cilësi të lartë i cili fokusohet në minimizimin e efekteve të dëmshme në sytë e përdoruesit. Raporti screen-to-body është madje 91.53%. Telefoni gjithashtu ka altoparlantë stereo, ndërsa selfie kamera prej 20MP vjen me mbështetje HDR+ dhe portret mode. Me këtë përmbyllet pjesa e përparme e pajisjes.

Sa i përket pjesës së pasme të telefonit, 16s e ka një sistem me dy kamera, ku sensori kryesor është 48 MP f/1.7 OIS Sony me strukturë Quad Bayer dhe sensor sekondar 20MP f/2.6. Sistemi i ri i kamerës mundëson "Super night view", që e paraqet modin e natës i cili mund t’i bashkojë deri në tetë fotografi në një për fotografim të përmirësuar në kushte të ndriçimit të dobët.

Telefoni punon falë çipsetit Snapdragon 855, me 6GB ose 8GB RAM DDR4X dhe një hapësirë ruajtjeje prej 128GB ose 25GB. Bateria e ka një kapacitet prej 3600mAh, me mCharger 24W i cili e mbushë telefonin nga 0 deri në 60% për 30 minuta. Për softuerin është përgjegjës Flyme 7.3, i bazuar në Android Pie. Për gamerët është në dispozicion modi i ri Hyper Gaming, i cili ofron performanca më të mira grafike me shpenzim më të vogël..

Meizu 16s vjen në variantet Carbon Black, Pearl White dhe Phantom Blue, me çmime prej 475 dollarë për modelin 6GB + 128GB, rreth 520 dollarë për modelin 6GB/256GB dhe rreth 595 dollarë për modelin 8GB/256GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat