Risia në kamerë që do sjellë ‘Apple’ në gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone XR’

Mobile

Risia në kamerë që do sjellë ‘Apple’ në gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone XR’

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:12
Foto

Sipas blogerit japonez Macotakara, pasardhësi i 'iPhone XR' mund të ketë një progres të madh të kamerës.

Modeli aktual i iPhone XR ka një lente të vetme me kënd të gjerë 12MP. Megjithatë, burimet e afërta të Macotakara pretendojnë se iPhone XR 2 do të ketë dy lente me kënd të gjerë dhe një lente tele-foto, transmeton lajmi.net.

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, kishte thënë se modeli i pasardhës i iPhone XR do të ketë një ekran të tipit LCD, prej 6.1 inçësh.

Apple do të lansojë në gjeneratën e ardhshme edhe bateri me kapacitet më të madh dhe ID të përmirësuar të fytyrës.

Nuk është zyrtarizuar asgjë nëse Apple do të nisë iPhone XI, iPhone XI Max dhe iPhone XR 2, por kompania me siguri do të mbajë një event në fillim të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat