Certifikohen modelet e iPhone për sivjet - Bota Sot
Certifikohen modelet e iPhone për sivjet

Mobile

Certifikohen modelet e iPhone për sivjet

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:12
Foto

Apple po përgatitet për të paralajmëruar iOS 13 gjatë konferencës së vet WWDC 2019 për developerët, ndërkohë që janë paraqitur 11 modele të reja të iPhone në bazën Eurasian Economic Community (EEC), përcjell GSMArena.

Telefonat janë padyshim nga linja e Apple për sivjet, të cilët do të pasojnë modelet iPhone XS, XS Max dhe XR. Natyrisht, nuk do të paraqiten 11 modele të reja – bëhet fjalë për numra të ndryshëm modelesh për versionet e ndryshme të telefonave.

Pritet që telefonat e sivjetshëm iPhone do të implementojnë ndryshime të dizajnit, me tre senzor kamerash prapa për versionet Premium dhe dy kamera për pasardhësin XR (në foto). Listingu po ashtu tregon që telefonat shfrytëzojnë iOS 12, që nuk është befasi.

Specifikimet tjera përfshijnë PI strukturën e re të modifikuar të antenës për pranim më të mirë në hapësira të mbyllura dhe mbushjen e anasjelltë pa tela. Modelet e reja të iPhone priten gjatë shtatorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...