IOS 13 Beta tregon portin USB-C për iPhone këtë vit - Bota Sot
IOS 13 Beta tregon portin USB-C për iPhone këtë vit

Mobile

IOS 13 Beta tregon portin USB-C për iPhone këtë vit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:31
IOS 13 Beta

Për një kohë të gjatë ka pasur spekulimet se Apple do të largojë lidhësin e vet Lightning në iPhone dhe do ta zëvendësojë me portin USB-C, dhe duket se këto fjalë mund të bëhen realitet në 2019.

Informacioni i fundit që sugjeron se kjo lëvizje do të realizohet është brenda skedarëve Beta të iOS 13, të cilat tregojnë një kabllo USB-C që synon kompjuterin dhe zëvendëson kabllon Lightning të synuar me iTunes.

Apple ka kaluar tashmë iPad Pro në USB-C, i cili lejon një ngarkim më të shpejtë dhe qasje në një numër të madh shtesash, pasi është një standard me një aplikim dhe shpërndarje të gjerë.

Do të kishte kuptim që iPhone i ri të pranonte standardin USB-C, të paktën kur bëhet fjalë për opsionin e shpejtë të ngarkimit.

Nga ana tjetër, Apple fiton shumë në shitjet e Lightning kështu që nuk ka gjasa që kompania do të jetë në gjendje të pajisë të gjithë linjën e iPhone me portin USB-C.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...