Apple po punon në një iPad të palosshëm me rrjet 5G - Bota Sot
Apple po punon në një iPad të palosshëm me rrjet 5G

Mobile

Apple po punon në një iPad të palosshëm me rrjet 5G

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:56
ilustrim

Sipas ‘China’s Economic Daily News’, Jeff Lin, një analist me IHS Markit, beson se Apple po krijon fshehurazi një iPad të palosshëm me rrjet 5G.

 Apple planifikon të nisë një iPad ndryshe vitin e ardhshëm, me një dizajn unik, me mundësi palosjeje. Parashikimi vjen nga analisti IHS Markit Jeff Lin përmes gazetës së përditshme ekonomike të Kinës.

Lin beson se Apple po krijon fshehurazi një iPad të palosshme me lidhje  5G. IPad-i i palosshëm do të shfaqë një ekran me madhësi të MacBook, që do të thotë se madhësia e ekranit mund të jetë diku midis 12 dhe 15-inç.

Analisti nuk ka ofruar specifika për teknologjinë që Apple do të aplikojë në tabletin e palosshëm dhe as nuk kishte ndonjë hollësi tjetër rreth pajisjes. Ai, megjithatë, zbuloi se tableta e palosshme do të shfaqë një nga procesorët e serisë A të Apple, së bashku me mbështetjen e 5G.

Apple me bazë në Cupertino ka punuar në një iPhone të palosshme për një kohë të gjatë. Bell raportoi se në vitin 2017 Apple filloi të punonte në një iPhone të palosshëm me ekran LG Display. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...