iPhone shpërthen në duart e një vajze - Bota Sot
iPhone shpërthen në duart e një vajze

Mobile

iPhone shpërthen në duart e një vajze

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:04
iPhone

Ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja Kyle Ramos po luante në iPhone 6 të saj, ky i fundit nisi të qesë flakë.

Pajisja shpërtheu dhe vajza e hodhi në shtrat. Si pasojë e shpërthimit, Ramos mori djegie të lehta.

Pas këtij rasti që ka ndodhur në Bakersfield të Kalifornisë, kompania Apple ka nisur një hetim dhe nga zyra lokale kanë premtuar se do t’ia dërgojnë Ramos një iPhone të ri, ka bërë të ditur nëna e saj, Maria Adata.

Apple dyshon se shkaku i shpërthimit mund të jetë ngarkimi i tepruar i pajisjes ose përdorimi i produkteve shtesë përveç kabllove të tyre, si dhe mirëmbajtja në servisim të paautorizuar.

Përndryshe, Samsung u detyrua disa vjet më parë të tërheqë nga shitja Galaxy Note 7 në nivel global, pasi shumë konsumatorë u ankuan se telefoni kishte shpërthyer.

E gjithë çështja i kushtoi kompanisë me 5 miliardë dollarë humbje , për shkak të shitjeve të humbura dhe humbjeve të tjera.

Ndërsa iPhone 6 është një model i vjetër, me të cilin deri më tash probleme të mëdha nuk ka pasur, pritet që pasojat e mundshme të Apple nuk do të jenë pothuajse aq serioze.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...