Honor përgatitë një telefon të ri të segmetit të mesëm

Mobile

Honor përgatitë një telefon të ri të segmetit të mesëm

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 00:21
Honor

Honor ASK-AL00x është aprovuar nga Agjensia TENAA, si dhe nga disa organe të tjera certifikimi. Si zakonisht, TENAA i liston specifikimet e plota të pajisjeve.

Honor ASK-AL00x do të ketë ekran IPS 6.39 inçësh me dizajn punch-hole dhe mbështetje për rezolucion HD+ (1560 x 720p). Ky mund të jetë telefoni më i lirë me këtë lloj ekrani.

Telefoni punon falë procesorit tetëbërthamësh @2.2GHz, por asnjë listing nuk thekson se kush është prodhues i procesorit. Pajisja do të jetë në dispozicion me 64 GB ose 128 GB hapësirë për ruajtje, ndërsa variantet e RAM-it janë 4 GB dhe 6GB. Ofrohet një sllot microSD për rritje shtesë të hapësirës për ruajtje. Sistemi operativ është Android 9 Pie.

Kapaciteti minimal i baterisë për Honor ASK-AL00x është 3900mAh, ndërsa listingu 3C e përmend mbështetjen për mbushjen prej 10W. Është konfirmuar edhe mbështetja për Bluetooth 4.2.

Në anën e pasme të telefonit nuk shihet sensori i gjurmëve të gishtërinjve, gjë që sugjeron që lexuesi i gjurmëve të gishtërinjve mund të jetë vendosur në kornizë anash. Kur bëhet fjalë për kamerat, është sensori kryesor prej 48MP si dhe sensorët shoqërues prej 8MP dhe 2MP. Në anën e përparme pritet kamera prej 8MP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat