Apple mund t’i përdorë ekranet 120Hz “Pro Motion” në iPhone për vitin e ardhshëm - Bota Sot
Apple mund t’i përdorë ekranet 120Hz “Pro Motion” në iPhone për vitin e ardhshëm

Mobile

Apple mund t’i përdorë ekranet 120Hz “Pro Motion” në iPhone për vitin e ardhshëm

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Gjatë viteve të kaluara e kemi pasur mundësinë ta shohim një rritje të nivelit të rifreskimit për ekraneve në telefona. Razer dhe Asus e filluan këtë me ekranet 90Hz dhe 120Hz në telefonat e tyre për gaming, ndërsa tani opsioni po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në telefonat standardë mainstream, raporton KitGuru.

Sipas raportimeve, gjatë vitit 2020 Apple planifikon gjithashtu të hyjë në këtë treg, ndërsa informacionet sugjerojnë që iPhone i ardhshëm do të ketë ekran 120Hz.

Apple ka eksperimentuar tashmë me norma të larta të rifreskimit, dhe atë në modelin iPad pro i cili e përdor touch sampling për rritjen e rifreskimit deri në 120Hz gjatë skrollimit, duke përdorur Apple Pencil ose gjestikulacione. Ky funksion nuk mbërriti në iPhone 11, por sipas raporteve do të jetë në dispozicion në gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Alternativa mund të jetë ekrani me rifreskim prej 90Hz, gjë që e kemi parë tek shumë prodhues të Android gjatë muajve të kaluar (OnePlus, Google, ASUS, Razer, Oppo etj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat